Indi, gruaja goditet 22 herë me thikë, kalimtarët nuk ndërhyjnë (VIDEO)
Ky është momenti kur një grua goditet për vdekje me thikë nga një person, ndërsa kalimtarët nuk reagojnë.
Videoja tregon se si gruas i afrohet një person dhe e qëllon disa herë me thikë 21 vjeçaren e njohur si mësuese Karuna, nga Sant Nagar në Burari. Krimi ndodhi në një rrugë në Delhi të martën në mëngjes.
Gruaja qëllohet sipas Daily Mail, 22 herë me thikë nga vrasësi i saj, por askush nuk ndërhyn. Pasi e godet shumë herë me thikë,në fund e godet me një gur në kokë.
Mësohet se gruaja vdiq në spital për shkak të plagëve.
Videoja është etiketuar si çnjerëzore. “Turp për të gjithë ata njerëz nuk bënë asgjë për ta ndaluar vrasësin. Ajo nuk është vetëm se njeri dhe të gjithë ata njerëz e vranë atë”, tha një komentues. “Nëse do të ishte një lopë, qindra njerëz do ta kishin sulmuar atë djalë”.
KOHA JONË SONDAZH

