Indi, mbi 20 të vdekur nga përplasja e dy trenave

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave ekspres në Indi.

Aksidenti ndodhi në Indinë Qendrore teksa trenat e pasagjerëve po kalonin mbi urën e një lumi që doli nga shtrati si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

12 vagonët e trenit Kamayani Express dolën nga shinat në zonën Harda pranë shtetit qendror të Madhya Pradesh, pas mesnate.

Thuajse në të njëjtën kohë dolën nga shinat edhe 6 vagonët e Janata Express.

Kryeministri i vendit, Narendra Modi, shprehu keqardhjen për viktimat nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Twiter”, duke shkruar se është thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve.

Drejtori i Përgjithshëm i forcave kombëtare të fatkeqësive tha se në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip i përbërë nga 35 persona për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit do të sigurohen që askush nuk ndodhet i bllokuar në ndonjë vagon treni.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për të marrë ndihmën e nevojshme, teksa qeveria njoftoi kompensimin me 3. 137dollarë për të gjitha familjet e viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor dhe 784 dollarë për të plagosurit. Mbi 23 milionë milion njerëz udhëtojnë çdo ditë me trena në Indi.

SHKARKO APP