India e Pakistani në prag “lufte”
India dhe Pakistani janë vënë përballë njëri tjetrit si rrallë herë më parë, pas vendimit të Delhit për t’i hequr autonominë Kashmirit. Pakistani është zemëruar jo pak dhe ka paralajmëruar rivalin e tij bërthamor të mos ndërhyjë në atë që insiston se është një çështje e brendshme e tij.
India revokoi statusin special të Kashmirit në kushtetutë, të hënën, dhe e vendosi atë nën sundimin e saj direkt, duke përshkallëzuar tensionet me Pakistanin, që pretendon rajonin me shumicë myslimane.
Pakistani u përgjigj duke shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Indinë dhe tha se do të dëbonte të dërguarin indian dhe do të pezullonte tregtinë, duke thelluar akoma më tej mosmarrëveshjen e hershme.
Të dyja vendet kanë luftuar dy luftëra për Kashmirin. Tani, India ka vendosur një shtetrrethim të vërtetë mbi Kashmirin me qëllim që të sheshojë cdo demonstrim zemërimi si reagim ndaj humbjes së autonomisë. Qindra janë të arrestuarit. Ekspertët ndërkohë, paralajmërojnë se lugina ka gjasa të shpërthejë pas lëvizjes së njëanshme të Indisë.