India e treta në botë e prekur me COVID-19, shkencëtarët: Përpjekjet për vaksinën, jo realiste

India la pas Rusinë dhe renditet e treta në botë sa i përket të infektuarve me Covid-19. Në 24 orët e fundit, ky shtet raportoi më shumë se 24 mijë raste duke e çuar totalin e të infektuarve në rreth 700 mijë. Ndërsa bilanci i viktimave është rreth 20 mijë.

India ka përjetuar një rritje të nivelit të përhapjes së virusit gjatë javëve të fundit pas rihapjes së qendrave tregtare dhe vendeve të kultit. Ndërkohë, një grup shkencëtarësh nga India kanë lëshuar një alarm lidhur me një vaksinë potenciale.

Ata thonë se afati i 15 gushtit, i vendosur nga Këshilli për Kërkimet Mjekësore për vaksinimin e popullatës, është i parealizueshëm. Akademia e Shkencave të Indisë paralajmëron se ky është një veprim i nxitur që mund të komprometojë standardet dhe proceset shkencore.

SHKARKO APP