India i trembet tragjedisë – Shpërthimi komunitar i epidemisë në lagjet e varfra do ishte i papërballueshëm

Një nga lagjet e varfra më të mëdha të Azisë ka konfirmuar vdekjen e saj të parë të koronavirusit, në një kohë që  mjekët indianë paralajmërojnë se vendi duhet të përgatitet të përballet me një “sulm” rastesh që mund të dëmtojnë sistemin shëndetësor në nivele shumë përtej atyre që po përjetojnë Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Një burrë 56-vjeçar vdiq për shkak të sëmundjes së lidhur me Covid-19 në lagjen Dharavi, në kryeqytetin financiar indian të Mumbait të Mërkurën. Pacienti, i cili nuk kishte histori udhëtimi, vdiq disa orë pasi testoi pozitivisht për koronavirus ndërsa ishte transferuar në një spital lokal. Disa nga anëtarët e familjes së këtij burri janë testuar dhe vendosur nën karantinë në shtëpi, dhe blloku i 300 shtëpive dhe 90 dyqane që përbëjnë lagjen e tij të dendur të dendur, janë mbyllur për të parandaluar infeksione të mëtejshme.

Të enjten, një pastrues 52-vjeçar që punon për BMC në Dharavi gjithashtu testoi pozitiv për koronavirus. Lagja e Dharavi ka një dendësi të popullsisë pothuajse 30 herë më të madhe se New York – rreth 280,000 njerëz për kilometër katror  dhe strehon rreth 1 milionë njerëz.

Në rast se do të ketë një shpërthim komunitar në këtë lagje, apo në një pre shumë lagjeve të ngjashme në të gjithë Indinë, situate do të ishte apokaliptike. Mjekët dhe autoritetet vendase i tremben pikërisht një skenari të tillë. Në lagje të tilla ka pak kanalizime ose ujë të rrjedhshëm dhe mijëra njerëz jetojnë në hapësira mjaft të vogla duke e bërë distancimin social fizikisht dhe ekonomikisht të pamundur.

SHKARKO APP