India mbyll Taj Mahal, rrezikohen 1.3 miliardë banorë
India ka marrë masa ndaj Covid-19, që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën. Taj Mahal, është mbyllur së bashku me parqet dhe vendet e kultit në të gjithë vendin. Qeveria e Delhit ka ndaluar deri në fund të muajit cdo mbledhje me më shumë se 50 persona, ceremoni martesore dhe mortore si dhe ceremoni fetare. Për momentin numri i të prekurve në Indi është 114 ndërsa viktimat janë 2.
Ajo që shqetëson autoritetet është përhapja e shpejtë e virusit. Duke mos haruar se India pas Kinës është vendi me numrin më të madh të banorëve, 1.3 miliardë.
Autoritetet në Mumbain me 18 milion banorë kanë urdhëruar sipërmarrjet dhe shërbimet jo thelbësore që të përgjysmojnë personelin. Ndërkohë autoritetet shëndetsore janë autorizuar të vulosin në puls të gjithë perosnat që rezultojnë pozitivë ndaj koronavirusit./