India merr masat drastike, mbyll për 3 javë në shtëpi 1.3 miliardë banorë
Edhe qeveria indiane ka marrë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
Ditën e sotme, kryeministri Narendra Modi urdhëroi izolimin e të gjithë vendit.
Të gjithë lëvizjet janë të ndaluara duke “bllokuar” kështu 1.3 miliardë banorë brenda shtëpive të tyre.
Këto masa do të jenë në fuqi për 21 ditë duke filluar nga mbrëmja e kësaj të marte.
“Nga mesnata e së martës, i gjithë vendi është nën strehime kufizuese. Për të shpëtuar Indinë, për të shpëtuar çdo qytetar, ju dhe familjen tuaj”, tha kryeministri në një deklaratë.
“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hequr qafe koronavirusin,” tha Narendra Modi. Mos harroni se edhe një hap jashtë shtëpisë tuaj mund ta sjellë sëmundjen në shtëpinë tuaj. “
Ndërsa për kryerjen e veprimtarive jetësore të qytetarëve, qeveria deklaron se do të njoftojë në ditët në vazhdim.
India numëron 519 raste të konfirmuara dhe 10 të vdekur sipas raportit zyrtar të publikuar nga autoritetet këtë të martë, 24 mars.