India po kërcënon botën me një valë shkatërrimi

Lideri i opozitës në Indi, Rahul Gandhi ka paralajmëruar se nëse nuk vihet nën kontroll vala e dytë vdekjeprurëse e Covid-19 në Indi kërcënon seriozisht vendin dhe pjesën tjetër të botës.

Në një letër dërguar Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, kreu i opozitës vendase i ka kërkuar atij që qeveria të hartojë një plan për t’u përgatitur për një bllokim tjetër kombëtar dhe për të nisur sa më shpejt një program vaksinimi.

Nëse pandemia nuk vendoset nën kontroll në Indi, që aktualisht ka marrë përmasa të frikshme, do të përbëjë rrezik të madh për vetë vendin por edhe për botën, ka paralajmëruar kreu i opozitës.

”Lejimi i përhapjes së pakontrollueshme të virusit në vendin tonë do të jetë shkatërrues jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për pjesën tjetër të botës”, thotë Gandhi në letrën e tij dërguar Kryeministrit indian.

SHKARKO APP