India regjistron një tjetër rekord vdekjesh nga koronavirusi
India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga koronavirusi që kur filloi pandemia, një ditë pasi u bë vendi i parë që regjistroi më shumë se 400 mijë raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë indiane deklaroi se 3 689 njerëz kishin vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Kryeministri Narendra Modi u takua me ministrin e Shëndetit të sielën në mëngjes për të shqyrtuar krizën.
Spitalet po luftojnë për të trajtuar pacientët mes një mungese kronike të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.
Pamjet shqetësuese të familjeve që kërkojnë shtretër spitalorë dhe pajisje për të shpëtuar jetën kanë dalë prej më shumë se 10 ditësh, ndërsa morgu dhe krematoriumet mbeten të mbingarkuara.
Mes kësaj krize, filloi të dielën numërimi i votave për zgjedhjet e mbajtura në pesë shtete në mars dhe prill.