India shënon raste rekord, 1 217 të vdekur në 24 orët e fundit
India është një nga shtetet që njeh rritje të madhe të të infektuarve me koronavirus.
Pas SHBA-ve, India është vendi i dytë që ka më shumë të prekur nga Covid-19.
Shteti indian deri tashmë numëron mbi 5.3 milionë të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Në 24 orët e fundit, India ka regjistruar 1 217 raste vdekjesh nga koronavirusi.
Numri i të vdekurve nga virusi në të gjithë shtetin indian gjiithsej ka shkuar në 85 621 individë.
Në mbarë globin, deri tani janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 30 587 878 njerëz.
Ndërsa, kanë vdekur për shkak të virusit 953 828 njerëz. Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se një valë e dytë e virusit po vjen.