Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Infektohet nga Covid-19 zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden bën testin

Bota E hënë, 1 Nëntor 2021 09:59
Infektohet nga Covid-19 zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden bën testin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se doli pozitive në testin për COVID-19 të dielën, ndërsa theksoi se për herë të fundit është takuar me presidentin Joe Biden, të martën.

Zonja Psaki, 42 vjeçare, e cila deklaroi se ishte e vaksinuar dhe po përjetonte simptoma të buta, tha se me presidentin u ulën jashtë të martën, më shumë se 1.8 metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska. Presidenti Biden doli negativ në testin për COVID-19 të shtunën, tha një person i afërt me situatën.

“Unë po e publikoj këtë njoftim për hir të transparencës”, tha zonja Psaki që është zëdhënësja kryesore e Shtëpisë së Bardhë dhe personi i profilit më të lartë në administratën e presidentit Biden që dihet se është prekur nga COVID-19, që kur ai mori detyrën në muajin janar.

Zonja Psaki vendosi të mos i bashkohet presidentit Biden në udhëtimin e tij në Romë dhe Glasgou këtë javë, sepse një anëtar i familjes së saj doli pozitiv në testin për virusin dhe për këtë arsye ajo u fut në karantinë.

Ajo është në karantinë që nga e mërkura dhe në mënyrë të përsëritur doli negative përpara se të dalë pozitive në testin për COVID-19 të dielën. Zonja Psaki planifikon të kthehet në punë pas karantinës 10 ditëshe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shtëpia e Bardhë po lufton të vërë nën kontroll pandeminë, me miliona amerikanë që refuzojnë të vaksinohen.

Zëdhënësja Psaki tha më herët gjatë vitit se presidenti Biden, i cili është plotësisht i vaksinuar, testohet çdo dy javë, me kërkesë të mjekut të tij, Kevin O’Connor. Presidenti Biden, 78 vjeç, ka marrë tri doza të vaksinës Pfizer Inc/BioNTech.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të zbulojë numrin e infektimeve të reja me COVID-19, që kanë ndodhur në mesin e personelit.

Pararendësi i presidentit Biden, Donald Trump, shmangu përdorimin e maskës dhe nënçmoi seriozitetin e virusit në fazat e tij të hershme. Ai u prek nga COVID-19 në periudhën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe shumë nga pjesëtarët e personelit të tij, përfshirë ish-sekretaren e shtypit, Kayleigh McEnany, u prekën nga sëmundja.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

VOA

Etiketat e lidhura

Covid-19Shtëpi e Bardhëzedhenesja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.