Infermieri pranon vrasjen e 100 pacientëve: Doja t’ju bëja përshtypje kolegëve

Një ish infermier në Gjermani ka pranuar vrasjen e 100 pacientëve gjatë seancës së parë të gjykimit të tij në qytetin verior të Oldenburg.

Detektivët thonë se Niels Högel, 41 vjeç, injektoi doza fatale të ilaçeve tek pacientët nën kujdesin e tij në dy spitale në veri të vendit.

Motivi i tij, – thonë prokurorët, – ishte të bënte përshtypje tek kolegët duke ringjallur vetë pacientët që ai kishte vrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Högel, thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst nga viti 1999 në 2005.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur u pyet nga gjykatësi nëse akuzat kundër tij ishin të vërteta, Högel pranoi të duke thënë: – “të gjitha dhe më shumë se aq”.

Ky pranim e bën 41-vjeçarin një nga vrasësit serial më të keqij të periudhës së post-luftës.

Gjyqi aktual, i cili pritet të zgjasë deri në maj të 2019-ës, ndjek testimet toksikologjike mbi mbetjet e zhvarrosura të viktimave.

Jenny Hill i BBC në Berlin thotë se – rasti është i ndjeshëm për autoritetet gjermane të shëndetit të cilët akuzohen nga të afërmit e viktimave se po bëjnë një sy të verbër ndaj veprimtarisë vrastare Högel.

Hetuesit thonë se ai mund të ketë vrarë edhe më shumë, por viktimat e mundshme janë djegur.

“Unë shpresoj se ai do të gjykohet fajtor për secilën akuzë, në mënyrë që të afërmit e viktimave më  në fund të gjejnë qetësinë”, – tha Petra Klein, e cila drejton një grup mbështetësish të viktimave.

Të afërmit e viktimave të Högel-it mbushën gjykatën gjatë seancës gjyqësore ndaj tij.

Niels Högel u arrestua për herë të parë në 2005 duke injektuar ilaçe të pa autorizuara nga mjekët ndaj një pacienti në Delmenhorst. Në vitin 2008 ai u dënua me shtatë vjet për vrasje në tentativë.

Në vitin 2014-2015, një gjyq i dytë e shpalli atë fajtor për dy vrasje dhe dy vrasje të tjera të mbetura në tentativë  ku iu dha dënimi maksimal.

Ai tha se ndjente një  “keqardhje të sinqertë” dhe shpresonte se familjet do të mund të gjenin paqe. Ai tha gjithashtu se vendimet për të kryer krimet e tij kishin qenë “relativisht spontane”.

Megjithatë, gjatë gjykimit ai i rrëfeu një psikiatri se kishte vrarë deri në 30 vetë.

Hetuesit pastaj zgjeruan hetimin, duke zhvarrosur 130 ish-pacientë dhe duke kërkuar dëshmi të ilaçeve që mund të kenë shkaktuar atakun kardiak. Ata po ashtu u mbështetën edhe rreth shënimeve në spitalet ku ai punonte.

Të dhënat në spitalin e Oldenburg treguan se normat e vdekjeve ishin më shumë se dyfishuar kur Högel ishte në ndryshim të vendit të punës, njoftoi media gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?