Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali: Në Lombardi dhe në veri koronavirusi ka nisur në janar ose më herët

Italia është vendi i dytë në botë pas SHBA-së për sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi. Që prej 21 shkurt, datë zyrtare e zbulimit të parë në shtetin fqinj janë infektuar 189 973 persona nga të cilët 25 549 kanë ndërruar jetë.

Më shumë se dy muaj më pas Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali ka zbuluar fakte të reja për sa i përket të infektuarve të parë me koronavirus.

Në veri të Italisë dhe në Lombardi që është rajoni më i prekur nga COVID-19, epedemia ka nisur më herët, ndoshta në muajin janar ose më herët akoma.

Të dhënat e reja u zbuluan gjatë konferencës për shtyp në Institutin e Lartë të Shëndetit mbi trendin epidemiologjik të COVID-19 në vend.

SHKARKO APP