Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, kryeministrja Meloni: Duhet urgjentisht

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se procesi i zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë prioritet.

“Është urgjente që Bashkimi Evropian të zhvillojë një vizion të ri ndaj” Ballkanit Perëndimor dhe vendosë zgjerimin” drejt rajonit “ndër prioritetet e tij” Nuk mund të lejojmë që kjo pjesë strategjike e kontientit tonë të vijojë të qëndrojë jashtë shtëpisë së përbashkët”,-tha Meloni në video-fjalimin e saj në hapjen e konferencës “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”, nismë e Ministrisë së Jashtme italiane që zhvillohet në Trieste.

Nga ana tjetër, Meloni shtoi edhe se Italia do të vijojë të jetë në linjë të parë për të këmbëngulur që procesi i integrimit të ballkanit perëndimor të vijojë më shpejt dhe më me vendosmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?