Iraku i kërkon Turqisë të tërheqë trupat në Mosul

 

Qeveria irakene i ka kërkuar Turqisë që të tërheqë trupat ushtarake që ka dërguar pranë qytetit verior të Mosulit. Për kryeministrin Haider al Abadi, kjo lëvizje ka qenë një shkelje serioze e sovranitetit të Irakut. “Respektoni fqinjësinë e mirë dhe tërhiquni menjëherë nga territori iraken”, ka qenë apeli i Bagdadit zyrtar. 
Ushtarët turq janë vendosur në afërsi të qytetit Bashika për të stërvitur forcat kurdo-irakene. Turqia gëzon marrëdhënie të afërta me rajonet autonome kurde në Irak, edhe pse grupet kurdo-siriane në kufi i sheh si armiqësore.
Mosuli ndodhet nën kontrollin e Shtetit Islamik që prej vitit të kaluar. Rënia e tij ishte një moment kyç në ngritjen e Shtetit Islamik dhe ofensivat e qeverisë për ta rimarrë nën kontroll kanë dështuar. Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar kreu sulmet e para ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, ndërsa Gjermania votoi pro dërgimit të mbështetjes ushtarake në luftën kundër grupit terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?