Iraku paralajmëroi Francën para masakrës, Al Baghdadi urdhëroi sulmet
Kalifi i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi ka urdhëruar sulmet ndaj vendeve armike duke krijuar një njësi specifike për planifikimin e sulmeve terroriste.
Iraku kishte paralajmëruar për një kërcënim të madh Parisin, Teheranin dhe Uashingtonin 24 orë para masakrës së kryeqytetit francez. Detajet që konfirmohen nga Iraku dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tronditur qeveritë perëndimore por dhe ato ruse dhe iraniane të cilat janë bërë objekt kërcënimesh nga xhihadistët që prej muajsh premtojnë të sjellin luftën në shtëpinë e të pafeve që po i dëbojnë nga Siria dhe Iraku.
Grupi i zjarrit që sulmoi Parisin, sipas të dhënave të shërbimeve sekrete irakiene dhe të publikuara nga Asociated Press, përbëhej nga 24 elementë, 19 me detyrën për të kryer atentatet, të gjithë të stërvitur në Raka, kryeqytetin e kalifatit në Siri, ndërsa pesë të tjerët merreshin me koordinimin dhe logjistikën.
Me pak fjalë të gjenin strehimet, armët dhe eksplozivet. Skuadra e vdekjes e ISIS më pas kontaktoi me një bërthamë të fjetur në Francë, e cila lehtësoi kryerjen e operacionit. Ministri i jashtëm irakien, Ibrahim al Jaafari, saktësoi se Iraku informoi për rrezikun jo vetëm Francën por dhe Iranin dhe Shtete e Bashkuara, mbrëmjen e së enjtes.
Bagdadi zyrtar thotë se askush nuk e mori seriozisht këtë paralajmërim. Në një kohë që funksionarë të shërbimit amerikan të inteligjencës konfirmojnë se Al Bagdadi ka krijuar një departament të Isis që ka për detyrë goditjen e objektivave në Europën perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Britaninë e Madhe, ekspertët anti- terror vënë në dukje lidhjen e mundshme operative dhe strategjike mes atenatteve në Paris, kamikazëve që një ditë më parë shkaktuan 41 viktima në Vejrut si dhe me hipotezën se kanë qenë terroristë ata që vendosën një bombë në avionin rus që u përplas ën Sinai dy javë më parë. Burime të shërbimit inteligjent franccez u mbrojtën duke thënë se kërcënime për atentate të mundshme vijnë përditë, e fundit ishte ajo në mes të muajit shtator kur kryeministri irakien Abadi foli për një atentat të mundshëm në metrotë e Parisit dhe Nju Jorkut.
Në atë rast rezultoi një alarm fals por paralajmrimi i së enjtes, rezultoi më se i vërtetë me vrasjen e 129 personave pjesa më e madhe të rinj. Shërbimi francez i inteligjencës po përballet me kritika pas sulmeve.
Ata dhe kolegët e tyre europianë, nuk ndalën skuadrën e vdekjes e cila arriti të kalonte masat e sigurisë. Nga tetë terroristë që vepruan ë Paris, të paktën katër janë luftëtarë të huaj, tre francezë dhe një belg.