Iran/3 ditë zi kombëtare, mijëra qytetarë i japin lamtumirën Gjeneralit

Rrugët e qytetit perëndimor të Iranit në Ahvaz, janë mbushur si kurrë më parë. Mijëra qytetarë janë bërë bashkë për ti dhënë lamtumirën gjeneralit të vrarë nga ushtria amerikane. Trupat e pajetë të Qasem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis mbërritën më herët në qytet.

Një shërbim funerali për Soleimanin do të bëhet më vonë të dielën në Mashhad, në vendin e shenjtë të Faltores së Imam Reza. Irani ka shpallur tre ditë zi kombëtare në respekt të Soleimanit, i cili konsiderohet si hero kombëtar dhe është cilësuar si dëshmor nga udhëheqja iraniane. Komandanti ushtarak iranian, Qasem Soleimani u vra të premten pas një sulmi ajror amerikan.

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë, të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon. Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai. Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?