IRAN – Khamenei refuzon kërkesën e Trump për bisedime të reja
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka refuzuar kërkesën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rifillimin e bisedimeve bërthamore, duke kundërshtuar pretendimet amerikane për shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore iraniane.
Teherani dhe Uashingtoni kishin zhvilluar pesë raunde negociatash të tërthorta për çështjen bërthamore, të cilat përfunduan me një përshkallëzim të dhunshëm: një luftë ajrore 12-ditore në qershor, ku SHBA-ja dhe Izraeli bombarduan objektiva iraniane.
Khamenei reagoi ashpër ndaj deklaratave të Trump: “Nëse një marrëveshje shoqërohet me shtrëngim dhe rezultati i saj është i paracaktuar, nuk është marrëveshje, por imponim dhe intimidim.”
Javën e kaluar, Trump propozoi para parlamentit izraelit mundësinë e një “marrëveshjeje paqeje” me Iranin, pas armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
Khamenei e hodhi poshtë këtë ide, duke ironizuar deklaratat amerikane për shkatërrimin e industrisë bërthamore iraniane: Javën e kaluar, Trump propozoi para parlamentit izraelit mundësinë e një “marrëveshjeje paqeje” me Iranin, pas armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
“Shumë mirë, vazhdoni të ëndërroni!” Ai shtoi se: “Këto ndërhyrje janë të papërshtatshme, të gabuara dhe shtrënguese. Çfarë lidhje ka me Amerikën nëse Irani ka apo jo objekte bërthamore?”
Fuqitë perëndimore vazhdojnë të akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore në fshehtësi, përmes pasurimit të uraniumit. Kërkesat për ndërprerjen e këtij aktiviteti mbeten në qendër të tensioneve diplomatike.
KOHA JONË SONDAZH

