FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irani ka në ”dorë” fundin e luftës, sot takimi Putin-Erdogan

Këtë të martë Irani do të shndërrohet në kryeqendër të politikës botërore për pak orë pasi organizon takimin mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Çështje të sigurisë dhe zbatimit të planit të Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit nga Ukraina, pritet të jenë në agjendë, në ballafaqimin e parë me prezencë fizike të dy liderëve që prej nisjes së luftës.

Përpara nisjes nga Moska, presidenti rus pranoi se sanksionet e perëndimit janë një barrë mjaft e rëndë dhe pretendoi se vendi I tij nuk mund të izolohet nga pjesa tjetër e botës. Presidenti turk bëri një lëvizje, në pamje të parë për të kënaqur homologun rus, duke paralajmëruar bllokimin e zgjerimit të NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?