Irani kërkon arrestimin e Donald Trump
Për presidentin amerikan, Donald Trump një “alarm i kuq” është lëshuar nga Irani pasi ata i kanë kërkuar Interpolit arrestimin e tij.
Zëdhënësi i gjyqësorit iranian Gholamhossein Esmaili njoftoi gjatë një konference për shtyp të martën se Irani ka kërkuar nga organizata ndërkombëtare e policisë për të arrestuar Trump dhe 47 zyrtarë të tjerë amerikanë, pasi dyshohet se kane patur një rol në vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani vitin e kaluar.
“Republika Islamike e Iranit po ndjek me seriozitet ndjekjen dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ekzekutuan këtë krim”- citohet tu ketë thënë Esmaili gazetarëve.Soleimani, gjenerali i lartë i Iranit i cili udhëhoqi krahun e operacioneve të jashtme të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, u vra më 3 janar 2020, në një sulm me dron amerikan në Bagdad, të urdhëruar nga Trump.
Kjo është kërkesa e dytë iraniane për një urdhër arresti ndërkombëtar për Trump dhe dhjetëra zyrtarë amerikanë në Pentagon dhe Komandën Qendrore të SHBA-së, midis organizatave të tjera shkruan Al Jazeera.
Në qershor, prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr lëshoi një urdhër arresti për Trump dhe dhjetëra zyrtarë amerikanë duke thënë se ata përballen me “akuza për vrasje dhe terrorizëm”.
Mirëpo, Interpoli me bazë në Francë refuzoi kërkesën e Iranit, duke thënë se kushtetuta e tij e ndalon atë të ndërmarrë “çdo ndërhyrje ose veprimtari me karakter politik, ushtarak, fetar ose racor”.
Bisedimet e rinovuara për ndjekjen penale të Trump dhe zyrtarëve të tjerë të SHBA vijnë si pjesë e premtimeve iraniane për të marrë hak për Soleimanin, një vit pas vrasjes së tij në një sulm me dron amerikan në Irak.