Irani lëshon sërish raketa drejt Izraelit, ushtria thirrje banorëve: Shkoni në strehimore
Pak më parë, Ushtria Izraelite tha në një deklaratë se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.
Komanda e Frontit të Brendshëm, dërgoi një “direktivë paraprake” në telefonat celularë në zonat përkatëse, duke u thënë njerëzve të hyjnë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Të paktën nëntë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa iraniane në qytetin izraelit Beit Shemesh të dielën – sulmi më vdekjeprurës ndaj Izraelit që nga fillimi i kësaj lufte.
Sulmet me raketa vazhduan ndaj Izraelit deri të dielën në mbrëmje. Shumica u interceptuan, por njëra ra në një rrugë në zonën e Jerusalemit duke plagosur të paktën tre persona.
KOHA JONË SONDAZH

