Irani pezullon të gjitha bisedimet me SHBA-të: Armëpushimi është shkelur!

Irani ka pezulluar të gjitha bisedimet me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësve të hënën, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC-në, ndërsa të dy palët mbetën të ndara në një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin dhe për t’i dhënë fund luftës.

Vendimi u mor për shkak të asaj që agjencia e lajmeve i quajti “krime të vazhdueshme” të Izraelit në Liban.

“Duke marrë parasysh se Libani ishte një nga parakushtet për armëpushimin dhe se ky armëpushim tani është shkelur në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, ekipi negociator iranian po pezullon dialogët dhe shkëmbimin e teksteve përmes ndërmjetësve”, raportoi Tasnim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, tha më herët të hënën se një shkelje e armëpushimit në një front është një shkelje “në të gjitha frontet” dhe se armëpushimi SHBA-Iran është “pa mëdyshje një armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

“Shkelja e saj në një front është një shkelje e armëpushimit në të gjitha frontet. SHBA-të dhe Izraeli janë përgjegjës për pasojat e çdo shkeljeje”, shkroi Araghchi në X.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?