Irani tregon tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës (FOTO)
Kur lufta në Ukrainë po shkon në ditën e 100-të, Irani një nga kërcënimet kryesore të Perëndimit, i ka prezantuar botës një bazë sekrete nëntokësore, e mbushur me dronë ushtarakë, të pajisur me raketa të mëdha, e të gatshëm për të sulmuar.
I ngjashëm me një vendstrehim të filmave të James Bond, vendndodhja e kësaj baze ushtarake është ende e panjohur.
Të dhënat e vetme vijnë nga televizioni shtetëror iranian, i cili bën me dije se “qyteti” i pajisur me 100 dronë që mund të mbajnë raketa Qaem-9, ndodhet në një nga malet e masivit Zagros.
Një nga motivet se përse Irani e mban të fshehtë këtë bazë është edhe që të mos iu lejojë armiqve të tij që ta shkatërrojnë atë.