Irani zotohet të “thyejë” sanksionet e SHBA

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është zotuar të “thyejë” sanksionet e SHBA, që synojnë pjesët thelbësore të ekonomisë.

Administrata e Trump po rivendos të gjitha sanksionet e ngrira pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Iranit.

SHBA do godasë eksportet e naftës, anijet dhe bankat, dhe do ta bëjnë të vështirë për të bërë biznes me kombin e pasur me naftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Rouhani  doli me një ton sfidues duke thënë se Irani do të vazhdojë shitjen e naftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me krenari do të shkatërrojmë sanksionet ekonomike,”-tha ai në një takim me zyrtarët ekonomikë.

Vendet evropiane, të cilat janë ende pjesë e marrëveshjes për të frenuar aktivitetin bërthamor të Iranit, thonë se do të ndihmojnë bizneset të anashkalojnë sanksionet.

Por ka shumë dyshime se sa sukses do të kenë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?