FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-drejtori i CIA-s: Mund të pendohemi për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Gjenerali David Petraeus, ish-komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe ish-drejtor i CIA-s, ka reaguar pas vendimit më të fundit të presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani.

“Kam frikë se dy ose tre vjet nga tani ne do të shohim prapa dhe të pendohemi për vendimin për të tërhequr 3500 trupat e mbetura të SHBA-sëKjo nuk do t’i japë fund luftës së pafund në Afganistan; ajo do të përfundojë përfshirjen e SHBA-së dhe koalicionit në atë luftë ushtarakisht”, ka thënë Petraeus.

Madje përveç rrezikut që Talibanët të fitojnë terren, Gjenerali Petraeus paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e një ringjalljeje të një grupi Shteti Islamik në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se ekziston rreziku që Shteti Islamik [grupi] të krijojë një vend të shenjtë në rajonin Afganistan-Pakistan, zona shumë e thyer kufitare malore, e cila është vendi ku shumë prej këtyre grupeve kanë selinë e tyre”, ka shpjeguar ish-komandanti./abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?