Ish-gjenerali i NATO-s, Clark: Turqia e ndihmon ISIS
Ka pasur shumë fjalë për lidhjen mes Turqisë dhe ISIS. Rusia ka akuzuar gjithmonë turqit se po ndihmojnë xhihadistët me para dhe armatime. Edhe gjenerali Wesley Clark, ishshefi i NATOs deklaron se Turqia po ndihmon ISIS.
“Të jemi të qartë: ISIS nuk është thjesht një organizatë terroriste, është një organizatë terroriste Sunite!”, thotë Clark.
Ai shton se Turqia mbështet interesat e ISIS. Ish-drejtuesi i NATO-s nga 1997 deri në 2000 ka zbuluar për CNN që ISIS mbetet një aleat i nevojshëm gjeostrategjik për Turqinë dhe Arabinë Saudite në luftën kundër shiitëve.
“Të gjithë e dinë që Turqia po ndihmon ISIS. Ata blejnë naftën nga xhihadistët duke i furnizuar me para”, tha Clark.
KOHA JONË SONDAZH

