Ish-kryeministri anglez akuzohet për përdhunimin e një 12-vjeçari
Ish-kryeministri Sir Edward Heath është nën hetim nga policia e Anglisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Denoncimi është bërë nga një burrë, i cili ka deklaruare se është përdhunuar nga Edward Heath kur ai ishte 12 vjeç.
Sipas gazetës “The Mirror”, viktima që tani është rreth të 60-ve, pretendon se ai është dhunuar seksualisht nga Sir Edward në apartamentin e tij në Mayfair, në vitin 1961 ndërsa i kishte kërkuar që ta çonte me makinë diku.
Personi që akuzon ish-kryeministrin, është shprehur se deri në vitin 1965 nuk e dinte se kush ishte abuzuesi i tij, por më pas e ka njohur atë në një foto të një gazete në të cilën, Sir Edward qëndronte pranë Margaret Thatcher.
“Unë mësova se ai ishte deputet dhe kjo i jepte përgjigje shumë pyetjeve se pse askush nuk do të më besonte. Më quajtën gënjeshtar”, ka thënë viktima gjatë deklaratve për ekipin ligjor. Për Sir Edward, që ishte kryeministër për 4 vjet në vitet 1970, ka zëra edhe për abuzime te tjera seksuale
Policia e Wiltshire ka apeluar që viktimat e mundshme të Sir Edward të vijnë përpara gjyqit për të nisur një hetim në mbështetje të akuzave të bëra nga ish-oficeri.
“Sir Edward Heath është akuzuar për abuzim ndaj të miturve. I bëj thirrje çdo personi që ka informacione rreth kësaj çështjeje që të informojnë sa më shpejt. Po punojmë fort që të zbulojmë çdo person që është përdhunuar nga ish-kryeministri dhe t’u japim ndihmën që ato kanë nevojë”, është shprehur një polic i Wiltshire.