Ish-kryeministri rumun, sërish nën hetim për korrupsion
Prokurorët rumunë të njësisë së antikorrupsionit deklaruan se po hetojnë ish kryeministrin e Rumanisë, Viktor Ponta, me dyshimin e shpërdorimit të detyrës dhe bashkëpunim në evazion fiskal.
Ponta aktualisht është në gjyq në një tjetër çështje, për akuzat falsifikim, pastrim parash dhe evasion fiskal, të cilat i ka mohuar.
Ai dha dorëheqjen vitin e kaluar, pas protestave masive kundër tij të shkaktuara pas zjarrit masiv vdekjeprurës që përfshiu një klub nate në vend.
Prokurorët e kanë ndaluar ish-kryeministrin rumun të flasë publikisht për këtë çështje, megjithatë nëpërmjet një postimi në facebook ai u shpreh se do të provojë pavajësinë e tij.
Sipas prokurorëve, Ponta ka përdorur pozitën e tij në kohën kur ishtë kryeministër dhe kreu i social demokratëve, për të vënë biznesmenin Sebastian Ghita në listën e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 2012 në këmbim të shumës 220 mijë euo.
Ghita fitoi një vend në parlament në zgjedhjet e 2012.
Prokurorët thanë se edhe ai është gjithashtu nën hetim me akuzën e bashkëpunimit në evazion fiskal, akuzë të cilën ai e ka hedhur poshtë.
Kohëve të fundit në politikën rumune është bërë zakon që personat e fuqishëm financiarisht të marrin lehtësisht poste publike të mbeshtetur nga udhëheqësit e partive, me qëllim financimin e paligjshëm të partive politike gjatë fushatave elektorale, thuhet në deklaratën e prokurorëve.
Anti korrupsioni në Rumani ka nisur një goditje masive ndaj këtij fenomeni, gjë e cila është vlerësuar nga Komisioni Europian i cili mban nën mbikëqyrje të vecantë sistemin e drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

