Ish-kryeprokurorja maqedonase Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak.

Sipas mediave maqedonase, ish prokurorja doli Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.

Janeva e arrestuar 3 muaj më parë, nën dyshimet për korrupsion, e cila dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarisht ekzistonin edhe dëshmi.

Janeva u arrestua me bujë nga prokurorët specialë, ndërsa u dërgua në paraburgim me automjete të shumta të policisë.

SHKARKO APP