Ish-ministri grek i Financave shkruan tekstin e këngës polifonike shqiptare

Shqipëria do të prezantohet në Bienalen e Venecias me këngë polifonike me grupe të ndryshme nga Tirana, Himara, Vlora dhe Fieri. “BIRN” shkruan se tekstet e këngëve janë shkruar nga personalitete shqiptare, por edhe të huaj.

Njëri prej këtyre personaliteteve të huaj është edhe ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis. Një prej kuratorëve të pavionit shqiptar, arkitekti amerikan Simon Battisti ka deklaruar se teksti i Varoufakis është shumë personal. Ai rrëfen në tekst historinë e tij të jetës jashtë shtëpisë, i ndarë prej të bijës, duke jetuar larg saj. Projekti shqiptar titullohet “Të kam lënë malin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?