Ish-ministri italian: Kur do e vrisni Merkelin?

Një video e ish-ministrit italian Renato Brunetta, është duke bërë xhiron e botës.

Ai bisedon me mirofon hapur me europarlamentaren Elisabetta Gardini, gjatë një takimi të Forza Italia.

Gjatë bisedës së tyre, Brunetta shprehet se “Merkel duhet vrarë”.

Brunetta: Kur do e vrisni Merkelin?

Ai qesh para kamerave, por Gardini e merr seriozisht.

Gardini: Nuk duam ta vrasim Merkelin.

Brunetta: Unë po.

Gardini: Do ta vrasësh vërtetë?

Brunetta tund kokën në shenjë pohimi.

Por, Gardini më shumë se me Merkelin, inatin e ka me ministrin e Financave të Gjermanisë, Schaeuble.

SHKARKO APP