Ish-ministri jugosllav: Tito bëri gati bombën bërthamore, ndodhet në Serbi

Kryeakademiku i Bosnjë-Hercegovinës, Bozhidar Matiç, gjatë një interviste të dhënë për gazetën kroate “Jutarnih List” thekson se Jugosllavia e Titos ka pasur gati materialin për bombën bërthamore dhe se ajo është ruajtur nga ushtria jugosllave deri më sot.

Sipas tij, vendodhja e materialit nuklear është padyshim në vendin që mori trashëgiminë e Jugosllavisë.

Matiç thekson se “bomba bërthamore ishte gati duke u ndërtuar, por projekti mbeti në vend pasi ishte e pamundur nga ana ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bozhidar Matiç ishte ministri jugosllav i Shkencës, ose kryetari i Komitetit Federal për Shkencën dhe Teknologjisë në qeverinë e kryeministrit Branko Mikuliç.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa programi i parë bërthamor filloi pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1980 gjithçka ishte gati, por u mbajt shumë sekret, atë e dinin pak vetë”, ka thënë Matiç.

Sipas “Jutarnji List”, në programin e dytë bërthamor jugosllav, të koduar  me emrin “Sutjeska”, rol të rëndësishëm ka luajtur “Energoinvest Sarajevo”, një ndërrmarje shtetërore në Bosnjë që merrej me ndërtimin e impianteve energjitike ushtarake.

Karriera e Bozhidar Matiç ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me këtë kompani, të cilën e ka kryesuar nga viti 1989 deri në 1993.

“Kur filloi programi bërthamor në Energoinvest, unë nuk e dija. E mësova  atë në një mënyrë të çuditshme, kur u ktheva në 1985. Për katër vite punova si rektor i Universitetit të Sarajevës. Ata më pyetën pastaj si zv. president për Kërkim dhe Zhvillim. Energoinvest kishte 11 qendra kërkimore, gjashtë prej të cilave ishin institute. Edhe pse unë kam qenë drejtor i një prej këtyre instituteve dhe kam bashkëpunuar me të tjerët, i vizitova nga afër të gjitha për t’u njohur me situatën”, tha Matiç.

Ai shtoi se këtë program e vizitoi edhe ITEN, Instituti për Energji Termike dhe Inxhinieri Bërthamore, por nuk i dhanë akses.

“Ata më thanë se po bëjmë një projekt të rëndësishëm por ai mund të shikohet vetëm nga atë që kanë leje dhe më pas më shpjeguan se po bëhet një projekt në lidhje me ushtrinë.

Duke qenë se isha zv.president i Egroinvest, më thanë se do të më vendosin në listën ku të kem qasje për projektin”, theksoi kryeakademiku me kombësi kroate i Bosnjës.

Por ai shtoi më tej se ka qenë kryeministri i Jugosllavisë, Branko Mikuliç që nuk e lejoi të njihej më shumë me projektin.

Më pas ai thotë se Mikuliç shkriu qeverinë sapo u vu në dijeni se ishte hapur lajmi për projektin e bombës bërthamore.

Kryeministri jugosllav e joshi akademikun Bozhidar me një post qeveritar duke e emëruar kyetar të Komitetit të Shkencës dhe Kërkimit, që ishte një post i pastër ministror.

Por ajo që thotë më pas akademiku boshnjak përbën “bombën e madhe”.

Në intervistën e tij për gazetën kroate, Matiç thekson edhe se “ushtria Jugosllave kurrë nuk e la projektin e bombës bërthamore dhe është treguar e pandershme me atë e ku është materiali reaktiv”.

“Përshtypja ime është se Ushtria Federale Jugosllave nuk e mbylli programin dhe se materiali radioaktiv është arkivuar. Ata kanë dashur të ndërtojnë një ‘bombë të ndyrë’, edhe pasi kryeministri jugosllav e mbylli programin zyrtarisht”, tha Matiç. Akademiku e lidhi këtë fakt pikërisht me një ngjarje të luftës së tmerrshme të Bosnjës.

“Ishte Radovan Karaxhiç që kërcënoi në vitin 1995 se do të sulmonte me ‘bombën e ndyrë’ në Vjenë dhe Romë. Ku e dinte ai?!”, pyet në mënyrë retorike Akademiku i Bosnjës, duke hedhur një fakt që padyshim do të debatohet shumë dhe do të trazojë Ballkanin, ku shpesh janë zgjuar tentativat destabilizuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?