Ish-numri dy i CIA-s: ISIS po e fiton luftën

ISIS ka goditur sërish, Europa humbet gjak dhe një herë tjetër. Këtë radhe ishte Brukseli, më parë San Bernardino dhe para saj Parisi. Kalifati vijon rrugën drejt Perëndimit ndërkohë që këta të fundit luajnë rolin e spektatorit të paarmatosur. Të paktën kështu mendon ish zv/drejtori i CIA-s, Michael Morell.

Sipas Morell, ISIS është rritur frikshëm dhe fitorja e tyre kundër Perëndimit nuk është një utopi. “Ata po rriten shumë shpejt në çdo pjesë te botës. Duhen ndallur tani!”, thotë Morell.

Duke shtuar se Perëndimi duhet të gjejë një rrugë dhe mënyra të tjera për ta luftuar ISIS-in.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ISIS po fiton kilometra në Europë dhe po zgjeron zonën e ndikimit. Aktualisht ka më shumë hapësira se sa ka patur, pavarësisht se na pëlqen të mendojmë të kundërtën. Unë them që ata janë duke e fituar luftën e tyre. Ne duhet të gjejmë mënyra të reja për t’i mposhtur”, tha Morell për televizionin amerikan CBS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?