Ish-perandoresha Pahlavi: Vdekja e Khameneit nuk e rrëzon sistemin, fati i Iranit në duart e popullit

Farah Pahlavi, e veja e Shahut të fundit të Iranit ka dhënë një mesazh të qartë dhe të matur për bashkësinë ndërkombëtare: vdekja e një lideri nuk përkthehet automatikisht në rënien e thellë të regjimit. Në një prononcim për Agence France-Presse (AFP), ish-perandoresha që jeton në Paris që nga koha kur u dëbua nga Revolucioni Islamik i janarit 1979, e cilësoi ndarjen nga jeta të Khameneit si një zhvillim me rëndësi historike.

Vdekja e një njeriu, sado qendror që mund të jetë në arkitekturën e pushtetit, nuk do të thotë automatikisht fundi i një sistemi”,-theksoi Pahlavi, duke nënvizuar se strukturat thelbësore të regjimit mbeten të paprekura dhe funksionale. Sipas saj, rënia e vërtetë e teokracisë mund të vijë ekskluzivisht nga vetë populli iranian, për të cilin ajo shprehet e bindur se kërkon me shumicë dërrmuese t’i japë fund regjimit të mullahëve. Për Farah Pahlavin, sfida e vërtetë tani nuk është thjesht rrëzimi i sistemit, por mënyra se si do të menaxhohet boshllëku i pushtetit.

Ajo e sheh si “vendimtare” aftësinë e kombit iranian për t’u bashkuar rreth një vizioni të përbashkët. Synimi, sipas saj, duhet të jetë një “tranzicion i rregullt, paqësor dhe sovran drejt një shteti të së drejtës”. Pjesa më thelbësore e deklaratës së saj ishte një vizatim i “vijave të kuqe” për fuqitë perëndimore dhe rajonale. Pahlavi u tregua e prerë se fati i Teheranit nuk duhet të vendoset në tryezat e kancelarive të huaja apo si pjesë e negociatave të fshehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?