Ish-Presidenti afgan u arratis me këtë shifër marramendëse, disa i la në tokë

La popullin në baltë dhe vetë iku me 169 milionë dollarë. Ish-Presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, i është ofruar azil në Dubai ”për arsye humanitare”.

Ghani u largua nga vendi ditën e dielë, ndërkohë që talebanët kishin rrethuar kryeqytetin Kabul, me arsyetimin se donte të shmangte gjakderdhjen. Ish-Presidenti i futi paratë në 4 makina dhe në një helikopter, por gjithsesi disa i la në tokë pasi nuk kishte më vend në mjete.

Fillimisht u tha se Ghani u arratis në Uzbekistan, më pas u fol për Taxhikistanin, por në fund zbarkoi në Oman. Sot Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë mirëpritur Ashraf Ghanin në Dubai, për arsye humanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?