Ish-Presidenti egjiptian Mohamed Morsi dënohet me vdekje
Presidenti egjiptian është dënuar me vdekjenga një gjykatë e Kajros. Ai akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror.
Në fund të muajit prill, Morsi mori edhe një dënim prej 22 vitesh burgim për vrasjen e protestuesve, teksa ishte ende në pushtet. Dënimi me vdekje është i dyti për ish-Presidentin.
Vetë zoti Morsi ka refuzuar të njohë autoritetin e gjykatës, me pretendimin se ishte viktimë e një grushti ushtarak shteti.
Morsi u rrëzua nga pushteti përmes një grushti shteti në korrik 2013, pas protestave masive në rrugët e Kajros, kundër regjimit të tij.