Ish-presidenti George H.W. Bush shtrohet në spital
Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush u shtrua sot në spital pas thyerjes së një kocke të qafës, si pasojë e rrëzimit në shtëpinë e tij në Mein, njoftoi stacioni televizioni CNN.
”Plagosja nuk përbën rrezik për jetën dhe Bush ndodhet në gjendje të qendrueshme”, sipas CNN duke cituar zëdhënësin, Jim McGrath.
”Ish-presidenti 91 vjeç, i cili u rrëzua sot në mëngjes në shtëpinë e tij në Kennebunkport u trajtua në spitalin e qytetit Portland”, theksoi CNN.
Zëdhënësi i tij deklaroi se ish-presidenti është në gjendje të qëndrueshme dhe se qëndrimi i tij në spital pritet të jetë i shkurtër.
Jim McGrath theksoi gjithashtu se Bush, më i vjetri i katër ish-presidentëve ende në jetë, do të mbajë një qafore për shkak të incidentit të ndodhur mëngjesin e së mërkurës në banesën e tij.
Bush, që vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk mund të përdorë këmbët e tij, festoi 90-vjetorin e tij vitin e kaluar me një hedhje me parashutë.