Ish-presidenti Trump reagon pas atentatit: Jam krenar që jam amerikan
Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar në lidhje me atentatin e planifikuar kundër tij.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se është krenar që është amerikan ndërsa falënderon forcat e përfshira në mbajtjen e tij të sigurt.
Postimi i plotë:
Dua t’ju falenderoj të gjithëve për shqetësimin. Ishte pa dyshim një ditë interesante.
Më e rëndësishmja, dua të falenderoj Shërbimet Sekrete amerikane dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën fantastike të bërë sot, që më mbajtën mua, presidentin e 45 të SHBA dhe kandidatin e republikanëve, të sigurt.
Puna u bë në mënyrë fantastike. Jam shumë krenar që jam amerikan.