Ish sekretarit të NATO-s i refuzohet viza për në SHBA

Ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Javier Solana, i është refuzuar viza për periudhën 90 ditëshe për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BBC, aplikimi i tij në Sistemin Elektronik për Autorizim të udhëtimit, është refuzuar për shkak të një vizite të tij në Iran.

Rregullat e vizave janë vendosur nga administrata e Obamës dhe nuk lidhen me ndalimin e diskutueshëm të Presidentit Donald Trump, i cili synon Iranin dhe pesë vende të tjera me shumicë myslimane.

Swiss Digital Desktop Reklama

75-vjeçari Solana ka drejtuar NATO-n nga viti 1995 deri në 1999. Ai  më vonë u bë shef i politikës së jashtme të BE-së ku dhe ka ndihmuar në negociatat e vitit 2015 për marrëveshjen nukleare me Iranin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?