Ishin LIVE, gazetarit i bie siper ekrani gjigant: Panik në studio

Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në kanalin ESPN në Kolumbi. Teksa ishin live, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.

Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë.

Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku po merr shërbimin mjekësor. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al

SHKARKO APP