Ishte në bar, babai sheh live hajduten që donte t’i rrëmbente të birin 2-vjeçar
Një baba ka mbetur i shokuar kur ka parë live sesi një hajdute po kontrollonte në krevatin e vogël të djalit të tij dyvjeçar.
Pamjet e momentit kur hajdutja zvarritej nëpër dhomën e të voglit i kishin shkuar në telefonin e tij, Oliver Wallace-it, i cili kishte instaluar një aplikacion sigurie.
Oliver jeton me bashkëshorten e tij Sally dhe djalin dyvjeçar, Sam, por atë natë asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi.
Ai tha se gjatë bastisjes, dy hajdutët kishin marrë disa stoli që i përkisnin nënës së gruas së tij, e cili vdiq në një aksident automobilistik në vitin 2011.
Zoti Wallace ishte me vëllain e tij në një bar në Londër kur dëgjoi një njoftim në telefonin e tij rreth orës 7.45pm. Gruaja dhe djali i tij u nisën në Florida për disa ditë atë mëngjes dhe shtëpia ishte bosh në kohën e incidentit.
Wallace thotë se djali i tij kishte fjetur në shtrat në mëngjesin e incidentit:
Në një dite normale, ai do të kishte qenë atje, duke fjetur në krevatin e tij.”
KOHA JONË SONDAZH

