ISIS, heqin mjekrat dhe bëhen “gra” nga frika e rusëve

 

ISIS-in e ka gjetur belaja… Duket se “supermacisë” dhe terrorit me flamur të zi, i është gjetur “ustai”… Rusia.

Terroristët dhe luftëtarët e Shtetit Islamik po ruajnë mjekrrat në fushëbeteja, si pasojë e frikës nga sulmet ruse kundër tyre në Siri.

“Daily Mail” raporton se, shumë terroristë të ISIS-it po heqin mjekrrat dhe po vishen si gra, në mënyrë që t’u shpëtojnë sulmeve ruse, të cilat po bëhen në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Ndërkohë, janë publikuar edhe fotografi, që besohet të jenë realizuar afër Aleppos, ku shihen shumë “mjekrra” të braktisura nga terroristët e ISIS-it.

Madje, ata kanë “rënë edhe më poshtë” se kaq…, por kur bëhet fjalë për të shpëtuar lëkurën, “turpi mund të haet me bukë” (thonë shqiptarët).

“Daily Mail” raporton se shumë prej tyre, kanë gjetur një metodë të re për të shpëtuar kokën. Po vishen si gra dhe në këtë mënyrë po bëjnë përpjekje të kalojnë kufirin me Turqinë.

SHKARKO APP