ISIS ka ekzekutuar më shumë se 4 mijë njerëz në 2 vjet
ISIS besohet të ketë ekzekutuar më shumë se 4.000 njerëz në më pak se dy vjet, duke përfshirë dhe marrëdhëniet seksuale anormale.
Vëzhguesit kanë përpiluar listën e mizorive që datojnë që nga shpallja e të ashtuquajturit Shtet Islamik në qershor të 2014, duke treguar prerje kokash, të shtëna dhe metoda të tjera për vrasje. Por duke përfshirë dhe hedhjen e njerëzve jashtë ndërtesave dhe vendosjen e tyre në zjarr.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar (SOHR), ka thënë se deri në fund të muajit të 22-të të “kalifatit”, janë 4,144 persona të ekzekutuar. Në këtë listë janë të përfshirë gratë dhe fëmijët.
“Shteti Islamik nuk është vetëm jo-islam por është çnjerëzor”, shprehen një zëri të ikurit nga dhuna e terrori i ISIS.
SOHR tha se civilët përbëjnë pjesën më të madhe të ekzekutuarve, ku vlerësohen të jenë 2,230 të vrarë. Grupi tjetër më i madh besohet të jenë anëtarë të forcave të Presidentit Asad dhe milicitë pro-regjimit të kapur në betejë.
Më shumë se 400 nga luftëtarët e vetë organizatës dhe pasuesit janë regjistruar të ekzekutuar në bazë të numërimit të SOHR-së, duke përfshirë dhe shumë luftëtarë të huaj”, pasi u arrestuan nga organizata kur ata u përpoqën për t’u kthyer në vendet e tyre”, kanë thënë vëzhguesit.
Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

