ISIS merr kontrollin e plotë të qytetit antik Palmira

Militantët e ISIS kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të lashtë Palmira pasi forcat e qeverisë siriane u tërhoqën nga zona të mërkurën më 20 maj, thonë aktivistët.

Xhihadistët avancuan që mëngjesin e ditës së mërkurë, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, që monitoron konfliktin në Lindje të Mesme.

Luftëtarët e ISIS sulmuan qytetin modern, që njihet me emrin Tadmur. Ky qytet është vetëm pak metra nga rrënojatantike të tempujve dhe strukturave të tjera që janë ruajtur nga UNESCO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombet e Bashkuara dhe zyrtarët sirianë kanë shprehur frikën se në planet e ISIS është shkatërrimi i rrënojave, ashtu siç ndodhi me qytetin Nimrud, ku militantët shkatërruan statujat në muze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pikturë e qartë e atyre që kontrollojnë Palmiran tani, që ndodhet 200 km në verilindje të Damaskut, u zbulua të mërkuën.

Agjencia siriane e lajmeve SANA, se grupet e mbrojtjes janë tërhequr nga disa lagje të Palmiras për shkak të një avancimi të madh të ISIS.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se forcat siriane të sigurisë ndodheshin në lindje dhe në perëndim të Palmiras por tani po tërhiqen në një tjetër zonë.

Të paktën 100 trupa sirianë u vranë gjatë natës në luftë kundra militantëve të ISIS.

Por deri tani nuk është bërë një deklaratë zyrtare nga ISIS që ata kanë marrë kontrollin e qytetit, apo sajtet strategjike dhe burimet e naftës rreth saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?