ISIS plan për të nisur sulme në Indi

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS), ka në plan të kryejë “sulme guerile ‘në Indi në mënyrë që të” fshijë besimin tek “Hinduizmi”. Lajmi vjen disa javë pas sulmeve në Bruksel, Turqi e që vendi i radhës sipas ISIS do të jetë India.

Ebu Ibrahim el-Hanif, udhëheqësi i lartë i luftëtarëve të ISIS në Bangladesh, kohët e fundit është shprehur se anëtarët terrorist që gjenden në Bangladesh dhe Pakistanin do të kryejë sulme në pjesë të ndryshme të Indisë. Ai këtë e ka deklaruar disa ditë më parë, duke thënë: “Është vendosur se në anën lindore të Indisë do të ndodh sulmi.

Është e qartë që kjo deklaratë e el-Hanif për Indinë se do përballet me kërcënime serioze të sigurisë ka përhapur panik dhe frikë tek populli por vetë India ka reaguar ndaj këtij lajmi duke u shprehur se asgjë nuk do të ndodhë se masat janë marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, India deklaroi se është e përgatitur për të trajtuar terrorizmin. Duke folur në një konferencë për shtyp në Nju Delhi, një zyrtar i lartë tha se rreth 150 persona tashmë janë vënë nën skaner për lidhjet e tyre me ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi:In Serbia/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?