ISIS, Rishfaqet Lavdrim Muhaxheri vret të riun me antitank, më pas flet shqip

Përveçse me prerje kokash dhe vrasjesh me armë, tani militantët e ISIS vijnë me një tjetër lloj vrasjeje barbare. (Kujdes pamjet janë të rënda duhet të shihen nga persona mbi 18 vjeç)

Në videon shokuese të shpërndarë nga ISIS, tregohet ekzekutimi i një të riu me Bazuka (armë që gjuan predha e përdoret për të shpërthyer tanqe dhe avionë).

I riu quhet Ibrahim Shraideh dhe është anëtar i klanit Alshaitat në qytezën Abu Hamam dhe është kapur rob nga militantët e IS.

Personi që ekzekuton të riun e kapur rob nga pamjet ngjan me Lavdërim Muhaxheri i cili i është shpallur në kërkim si terrorist, dhe para disa kohësh mendohej se ishte vrarë.

Kjo është biseda që zhvillohet mes Lavdrim Muhaxherit dhe viktimës në video:

Lavdrimi: Nga je?

Viktima: Abu Haman

Lavdrimi: Çfarë ke bërë?

Viktima: Kam qëlluar me bazuka

Lavdrimi: Sa nga vëllezërit tanë ke vrarë?

Viktima: Dy

Lavdrimi (i drejtuar nga grupi i tij): Ok, ky nuk është problem. Ky është armik i Allahut, ka vrarë vëllezërit tanë me bazuka dhe në të njëjtën mënyrë do të ndëshkohet.

Ne fund te videos, Lavdrim Muhaxheri pas disa fjalësh arabe flet edhe shqip, ku ndër fjalët që kuptohen janë: “Cdo njo që lufton …… vallahi keni me gjet fundin si ky qen”

Pas ekzekutimit, xhihadistet brohorasin “Allahu eshte me i madhi”. Video është lançuar nga militantet e ISIS pak kohë pasi keta të fundit kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit më antik në Siri, Palmira.

SHKARKO APP