ISIS sërish sulm terrorist, këtë herë në një hotel të Egjiptit
Grupi “Wilayat Sinai”, i cili njihet për lidhjet me Shtetin Islamik ISIS, ka sulmuar një hotel në veri të Sinait, në Egjipt, duke shkaktuar 6 viktima, mes të cilëve edhe dy komisionerë që ndodheshin në këtë shtet për të monitoruar zgjedhjet.
Mediat bëjnë të ditur se kanë qenë pikërisht dy kamikazë ata që kanë shpërthyer në hotel, fotot e të cilëve janë publikuar në rrjetet sociale, bashkë me një deklaratë që mban firmën e grupit terrorist “Wilayat Sinai”.
“Në një operacion të bekuar nga zoti vëllai martir Abu Hamza al Muhajir shpërtheu në hyrje të hotelit për të eliminuar forcat e sigurisë dhe më pas luani martir Abu Wadaa al Muhajir shpërtheu rripin me eksploziv në brendësi të hotelit. Ky sulm është përgjigjia ndaj arrestimit të grave myslimane dhe përbuzjen e tyre nga forcat e ushtrisë. Ju premtojmë se do të shihni më keq se kaq”, thuhet në deklaratën e terroristëve të “Wilayat Sinai”.
Nga sulmi terrorist mbetën të vdekur 6 persona, dhe u plagosën 12 të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

