ISIS tregon forcën me armatim amerikan

Pentagoni duket i shqetësuar, pas fotove të publikuara nga Shteti Islamik, ku duket armatim amerikan në duart e tyre.

Pasi kanë pushtuar qytetin Ramadi në Irak, militantët kanë bërë një paradë me makinat ushtarake amerikane, disa Humvee dhe disa MRAPS, të projektuara për t’i rezistuar minave.

Deri më tani mendohet se 2 mijë makina amerikane Humvee kanë përfunduar në duart e ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Armatimi amerikan ishte dhuratë për ushtrinë irakiane, por ata nuk po i rezistojnë betejës me ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastin e qytetit Ramadi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se 2 mijë ushtarë irakianë nuk i bënë ballë dyqind militantëve islamikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?