“ISIS u krijua nga George W. Bush”

Teoritë konspirative nuk kanë fund. Një nga studentët e Universitetit të Nevadës në Shtetet e Bashkuara mendon se ngritja e Shtetit Islamik është vepër, George W Bush.

19 – vjeçarja Ivy Ziedrich ia tha këtë vëllait të ish- Presidentit, Jeb Bushit, që pritet të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

Për ish- Guvernatorin e Floridës, krijimi i “grupit terrorist” i atribuohet politikës së dobët të administratës Obama.

Por Ziedrih tha se nuk duhet fajësuar Obama për këtë, por është pikërisht shpërbërja e ushtrisë irakiane që bëri të mundur formimin e këtij grupi, gjë që ndodhi në kohën e George W Bushit.

“Vëllai juaj e krijoi ISIS-in”- i tha ajo. Madje ajo akuzoi Bushin si nxitës të retorikës nacionaliste, për tna përfshirë, siç tha ajo, në më shumë luftra, ku dërgohen ushtarë amerikanë, të cilët vdesin në emër të idesë se “të jashtëzakonshmes”.

Bush iu përgjigj duke marrë në mbrojtje luftën në Irak. “Kur ne lamë Irakun- tha ai- u vendos siguria dhe që andej u shporr Al Kaeda.

Ishte një sistem delikat që u ngrit për të eleminuar dhunën ndërsektare”. Xheb Bush ka folur për një qasje ushtarake për t’i bërë ballë shtetit islamik dhe kritikoi Obamën që nuk e ka përballur me më shumë agresivitet.

SHKARKO APP