Islamiku me thikë kërcënon Donald Trump: Do të të bëj synet

 

Kandidati republikan për president i SHBA-ve, i ka hapur luftë fesë myslimane, duke zemëruar këta të fundit.

Por një islamik, i armatosur me një thikë, ka kërcënuar publikisht se do të bëjë synet Donald Trumpin, kandidatin për president në SHBA nga republikanët. Në një video dyminutëshe, publikuar në YouTube, një farë Bah Ebou e ka quajtur manjatin amerikan një fanatik duke e urdhëruar që të tregojë respekt për Islamin. “Donald Trump – thuhet në video – unë jam një mysliman. A e di që mijëra myslimanë punojnë në ushtrinë e SHBA? E di që mijëra myslimanë punojnë si policë në Amerikë?”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në familjen tënde jeni të gjithë bastardë – shton duke ulëritur – je një fanatik, që nuk di as vlerën e Amerikës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej kalon në kërcënime. Merr dy thika në duar para telekamerës dhe ulëret: “Unë të bëj synet. Kush dreqin mendon se je, Donald Trump?”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?